Sport

Ancelotti zyrtarisht trajner i Evertonit, klubi anglez me fjalë të mëdha për italianin

Edhe zyrtarisht Carlo Ancelotti është trajner i ri i Evertonit.

Klubi anglez përmes një njoftimi, ka konfirmuar se tekniku italian ka firmosur deri në vitin 2024.

Tek Evertoni janë të lumtur që skuadrën do ta drejtoj një trajner i njohur siç është Ancelotti, i cili më parë ka punuar në Premier League tek Chelsea, ndërsa sa fundmi italiani u shkarkua nga Napoli. “Jemi të lumtur të zyrtarizojmë Ancelottin si menaxherin e ri të klubit. Ai firmosi një kontratë 4.5-vjeçare që do të zgjasë deri në fund të sezonit 2023-2024”, thuhet në njoftimin e klubit anglez. /GazetaScanner/