Sport

Ancelotti tregon pse zgjodhi Evertonin, flet për projektin e kësaj skuadre

Carlo Ancelotti ka folur për herë të parë si trajner i Evertonit, transmeton GazetaScanner.

Tekniku italian sot zyrtarisht mori “timonin” e Evrtonit. Ancelotti, i cili njihet si trajner i trofeve, ka thënë se e ka bindur projekti i klubit nga Liverpool. Ancelotti thotë se me Evertonin synon trofe.

 “Everton është një klub i madh me një histori të pasur dhe tifozë pasionantë. Klubi ka një vizion të qartë për të ardhmen dhe dëshiron të fitojë trofe”, ka thënë Ancelotti për mediat angleze. “Ky projekt më magjeps dhe jam entuziast që do të kem mundësi për të shndërruar në realitet këtë vizion. I kam parë ndeshjet e fundit dhe ekipi ka lojtarë të fortë, Ferguson ka merita të mëdha, jam i lumtur që do të jetë pjesë e stafit tim”, theksoi ish-trajneri i disa skuadrave të mëdha së fundmi i Napolit. /GazetaScanner/