Sport

Ancelotti thotë se koha e kaluar te Milan ndikoi për mirë tek Diaz

By GAZETA SCANNER 1

January 18, 2024

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka thënë se huazimi te Milan ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e Brahim Diaz si futbollist.

Reprezentuesi spanjoll u kishte vazhduar karrierën te skuadra italiane për tri edicione, duke realizuar nëntëdhjetë e një paraqitje dhe duke shënuar trembëdhjetë gola. Por tashmë ai sërish është pjesë e madrilenëve.

“Ai u rikthye pas viteve të tij te Milani me më shumë njohuri në nivelin taktik dhe me më shumë këmbë, është më i fuqishëm. Në hapësira të ngushta e tregon shumë veten, është i rëndësishëm në mbrojtje, punon shumë në çdo pozicion. Bën mirë kudo që ta vendosësh, po na ndihmon shumë, është shumë i plotë”, ka thënë trajneri italian.