Sport

Ancelotti pas humbjes: S’pendohem për planin e lojës

By GAZETA SCANNER 1

October 27, 2024

Barcelona fitoi derbin e “El Classicos” mbrëmë ndaj Real Madridit, duke triumfuar me rezultat të thellë 4-0 midis Bernabeut.

Një pjesë e dytë shpërthyese e blaugranasve pa ata që të shënojnë katër gola të njëpasnjëshëm, falë një dopiete nga Robert Lewandowski, dhe nga një për Lamine Yamal dhe Raphinha.

Kjo fitore e ngriti Barcelonën në krye tani me 30 pikë, duke qëndruar tani me 6 pikë përpara përcjellësit të dytë, Real Madrid.

Pas ndeshjes, është deklaruar tekniku i Real Madridit, Carlo Ancelotti i cili mbrojti taktikat e tij të lojës duke mos shfaqur asnjë pendesë për mënyrën se me çfarë plani u paraqit në fushë.

“Nuk pendohem për planin tim të lojës. Kam 48 vite në futboll, ndaj nuk gaboj kur ju them se pjesa e parë ishte e mir. Është ndryshe nga humbja kundër Lille. Ishim shumë keq atë ditë. Ne garuam sot”, deklaroi ai.