Shëndeti

Analizat e gjakut tregojnë nëse organet plaken shpejt apo ngadalë

By GAZETA SCANNER 1

December 08, 2023

Shkencëtarët besojnë se mund të bëjnë analiza gjaku për të kontrolluar se sa shpejt plaken organet e brendshme të një personi dhe madje të parashikojnë se cilat prej tyre së shpejti mund të dështojnë.

Ekipi i Universitetit Stanford thotë se ata mund të monitorojnë 11 pjesë kryesore të trupit, duke përfshirë zemrën, trurin dhe mushkëritë.

Ata e provuan ketë në mijëra të rritur, kryesisht të moshës së mesme ose më të vjetër.

Një në pesë të rritur mjaft të shëndetshëm të moshës mbi 50 vjeç mund të ketë të paktën një organ që plaket shpejt, sugjerojnë rezultatet.

Dhe një deri në dy në çdo 100 mund të kenë disa organe që rezultojnë më të vjetra se vitet e tyre të ditëlindjes.

Njohja se cilat organe janë më të vjetra mund të ndihmojë në zbulimin e problemeve shëndetësore që mund të shfaqen, thonë studiuesit në revistën Nature.

Për shembull, një zemër “e vjetër për kohën e vet” rrit rrezikun e dështimit të zemrës, ndërsa një tru që plaket me shpejtësi mund të jetë më i prirur ndaj demencës, shkruan BBC.

Në studim, plakja e shpejtë e një ose më shumë organeve lidhej me një rrezik më të lartë të sëmundjeve të caktuara dhe vdekjes gjatë 15 viteve të ardhshme.