Lajme

Analisti serb: Serbët i kanë humbur ëndrrat se Kosova është Serbi

By GAZETA SCANNER 1

March 04, 2023

Branislav Kërstiq, analist politik serb nga veriu i Kosovës, ka bërë një deklaratë interesante në studion e Kanal10.

I ftuar në emisionin “Politiko”, z. Kërstiq ka thënë se shqiptarët e Kosovës nuk kanë pse shqetësohen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas tij, serbët tashmë i kanë humbur ëndërrat që Kosova është pjesë e Serbisë.

“Mendimi im personal, unë kurrë ma në jetën time nuk dal nëpër studio publike dhe nuk duhet me leju gazetarinë në qoftëse jam në gabim. Asnjë shqiptar i shtetit të Kosovës, nuk ka asnjë arsye me u shqetësu që serbët fitojnë Asociacionin. Sepse në momentin që kur serbët kuptojnë që Kosova është shteti i pavarur, jam i sigurt, jam pjesëtar i komunitetit serb, 30 për qind e serbëve janë duke shkuar menjëherë nga Kosova, sepse e kanë humbur ëndrrat që Kosova është pjesë e Serbisë.” – tha z. Kërstiq në Kanal 10.