7.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Analisti nga Londra: Mora vesh që Kurti ka ikur në Vjenë, natyrisht në forume të kota

- Advertisement -

Analisti nga Londra, Afrim Haliti ka thënë se kur kryeministri Albin Kurti dhe qeveria flasin për veriun, i kujtohet “ikja” e tij dhe presidentes Osmani nga veriu për në jug. Ai e ka përmendur edhe vizitën e Kurtit për në Austri, duke thënë se po shkon në “forume të kota”.

Haliti ka thënë se kësaj kujtese, iu plotësua edhe veprimi i ministrit Xhelal Sveçla, ku sot u raportua se po qëndronte në një kafene në jug të Mitrovicës.

“Sa herë që Albini dhe qeveria e tij flasin për veriun, mu më kujtohet ajo skena në fund të janarit 2021 kur Albini së bashku me Vjosën kishin shku në veri dhe pas disa t’shamëve nga serbët lokal ikshin me të katërtat për t’u futë n‘xhipin e zi e me ikë për në jug. Tash kësaj kujtese iu ka plotësu edhe kjo skena e sotshme e Xhelalit tu pi kafe në pjesën jugore të Mitrovicës”, ka shkruar ai.

Tutje, Haliti ka thënë se “trimat e qeverisë” në kohën e VLAN-it insistuan që ata ta udhëheqin dialogun.

“P.S Sapo e morra vesh që edhe sot Albini kish ikë. Kish ikë në Vjenë. Natyrisht që në kësi forume të kota. Diçka për socializmin”, tha ai në fund.

Postimi i plotë:

Sa herë që Albini dhe qeveria e tij flasin për veriun, mu më kujtohet ajo skena në fund të janarit 2021 kur Albini së bashku me Vjosën kishin shku në veri dhe pas disa t’shamëve nga serbët lokal ikshin me të katërtat për t’u futë n‘xhipin e zi e me ikë për në jug. Tash kësaj kujtese iu ka plotësu edhe kjo skena e sotshme e Xhelalit tu pi kafe në pjesën jugore të Mitrovicës.

Kaq për trimat e qeverisë që insistojshin qysh në kohën e VLAN-it që veç këta me e udhëheqë dialogun!

P.S Sapo e morra vesh që edhe sot Albini kish ikë. Kish ikë në Vjenë. Natyrisht që në kësi forume të kota. Diçka për socializmin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit