Lajme

Analisti Mushkolaj: Kurti shkon në zgjedhje me premtim që s’e bën Asociacionin dhe fiton

By GAZETA SCANNER 1

January 25, 2024

Analisti në “Debat Plus”, Imer Mushkolaj, vlerëson se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tash për tash, “nuk do të bëjë hapa konkretë” drejt miratimit të draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, por përkundrazi. Sipas tij, Kurti “do t’i fitojë edhe njëherë zgjedhjet duke thënë se ne nuk do ta krijojmë Asociacionit”.

Lidhur me zgjedhjet, unë nuk besoj që pushteti aktual, kryeministri Kurti do të bëj hapa konkret në kuptimin zyrtar gjithmonë, duke filluar statutin e tutje për themelimin e Asociacionit e pastaj të vendos të shkojë në zgjedhje. Unë mendoj se Albin Kurti shkon edhe njëherë në zgjidhje duke premtuar se nuk e themeloj Asociacionit, kushdo që vepron ndryshe mendoj se nuk ka të drejtë”, ka thënë ai në Debat Plus.