Lajme

Analisti i afërt me VV-në: KFOR-i e ka nda Kosovën, krejt e dijnë

By GAZETA SCANNER 1

December 20, 2022

Kritika të shumta ndaj misionit të KFOR-it ka hedhur Krenar Shala, sipas të cilit qasja e tyre për të zgjidhur tensionet në veri, përkatësisht heqjen e barrikadave nga pikat kufitare, nuk do të duhej të ishte e tillë.

Ai theksoi se në një situatë të ngjashme, bashkësia ndërkombëre do të duhej ta shtonte presionin ndaj shtetit serb, pasi akter i destabilizimit të situatën në veri, është vetëm Serbia.

Bashkësia ndërkombëtare duhet ta shoh që Serbia nuk është akter e aq më pak stabilizues në rajon. Nëse Serbia s’do të ishte e rrethuar nga NATO dhe mos të kishte trupa të NATO-s në Kosovë, ne prapë do të kishim luftë në Ballkan. Bashkësia ndërkombëtare po i  jep rëndësi stabilitetit, e po harron që stabiliteti afat-shkurt krijonë tensione të gjata. Unë s’po du me mësu KFOR-in, por me këtë qasje të tillë, nuk zgjidhen kështu problemet. KFOR-i e ka krijuar situatën në veri, KFOR-i e ka nda Kosovën, krejt e dijnë. Por, qëllimin nuk e ka pas të keq”, tha Shala në Kanal10.

Ai shtoi se KFOR-i në parim ka vepruar mirë, mirëpo këtë strategji të tyre Serbia gjithmonë e ka shfrytëzuar për qëllime të veta.