Sport

Analisti bën bilancin javorë të partive politike: Opozita kishte një përparësi të mirë ndaj pushtetit

By GAZETA SCANNER 1

November 02, 2024

Analisti politik Shenoll Muharremi ka bërë bilancin e aktiviteteve të partive politike gjatë terë javës.

Ai ka bërë me dije se gjatë javës partitë opozitare ishin në përparësi ndaj partisë në pushtet.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka treguar pse kjo përparësi gati u barazuar të premten në mbrëmje.

“Përderisa opozita kishte një përparësi të mirë gjatë javës, gjithashtu me ndihmën e raporteve ndërkombëtare kredibile, në fund sikurse gara u barazua. E kur e gjithë kjo kaloj, në orët e vona të së premtës, një parti tjetër opozitare bëri një premtim gjeneroz: “nëse ne zgjidhemi, Kosova futet në NATO brenda një viti”. Mesiguri se këtu mbraoj loja sa i përket javës. Partitë opozitare nën presion të dominimit elektoral të LVV dhe në kërkim të rritjes, po fillojnë të ndihen nën presion dhe të bëjnë premtime jashtëtoksore. Kjo, gabimet e tilla, po e ndihmon mirëmbajtjen e përkrahjes së lartë të LVV”, ka shkruar Muharremi.