Lajme

Analistët: S’pritet progres në dialog

By GAZETA SCANNER 1

September 29, 2024

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i vazhdojnë kërkesat ndaj Kosovës dhe Serbisë për zbatim të marrëveshjeve të arritura deri më tani. Këto mesazhe iu dërguan dy shteteve edhe gjatë takimeve që patën në Nju-Jork. Pavarësisht presionit, njohës të procesit nuk presin hapa gjatë këtij viti drejt zbatimit të marrëveshjeve.

Dialogu me Serbinë ishte thuajse kryefjala e takimeve që pati kryeministri Albin Kurti të premten me emisarin të këtij procesi e aktorë të tjerë ndërkombëtarë.

Teksa është rritur presioni ndërkombëtar që palët t`i zbatojnë marrëveshjet, kryeministri Kurti theksoi nevojën për nënshkrim e zbatim të Marrëveshjes Bazike dhe aneksit të saj.

Pavarësisht mesazheve të njëpasnjëshme që po i dërgohen Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, njohës të këtij procesi nuk presin hapa konkretë nga palët gjatë këtij viti.

Ata që përcjellin zhvillimet në procesin e dialogut thonë se Bashkimi Evropian duhet të ndërrojë strategjinë, në mënyrë që t’i detyrojë palët t`i zbatojnë marrëveshjet e deritanishme.

Ditë më parë, në Prishtinë u mbajt Samiti për Paqe dhe Demokraci, nga ku ambasadorë të huaj në Kosovë thanë se përveç dialogut, nuk ka alternativë tjetër për Kosovën dhe Serbinë.

Më gjerësisht kronika në vazhdim: