Gatishmëria e Kosovës për të përpiluar një draft për asociacionin dhe për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese nga njohës të zhvillimeve politike po vlerësohet hap i gabuar.
Gazetari dhe analisti Bekim Kabashi thotë se letra e cilësuar si ofertë për aleatët është ofenduese duke pasur parasysh faktin se ata prisnin hapa konkretë e jo zotime.
Lëvizjet e fundit të Qeverisë si dhe qëndrimet e presidentes Osmani, sipas Kabashit përpos me Këshillin e Evropës ndërlidhen edhe me politikën e brendshme.
“Mesazhi i Presidentes ishte i duhuri drejtuar Ministres së Jashthme. Ndërsa sa i përket raporteve politike, e dijmë se Presidentja ka udhëheqë dhe e ka formu partinë Guxo, tash e drejton Presidencën. Pra nuk i lejohet të merret me parti politike por e dijmë që e ka rolin e saj. Tash po i afrohemi zgjedhjeve dhe sigurisht mund të ketë ndikime elektorale”, ka deklaruar Kabashi.
Kabashi thotë se dy gjëra janë të ditura, ndikimi i Osmani në elektorat i vërtetuar në rezultatet e fundit, si dhe raportet e tensionuara me ish-bashkëpartiaken, ministren Gërvalla.
Edhe analisti nga Shqipëria, Ben Andoni, vlerëson se përplasjet e fundit ndërlidhen me zgjedhjet e paralajmëruara, ndërsa ka vërejtje për sjelljen e Qeverisë në raport me aleatët.
“Madje Presidentja e vendit ishte e paqartë, ishte ajo e para që në njëfar mënyre e tregoi të gjithë këtë paradoks. Dhe kur këtë paradoks e tregon njeriu më i lartë i protokollit, siq është Presidenti, atëherë nënkuptojeni se si mund ta presin vendet e tjera…Kemi humbur një moment historik, gogja të madh, por duhet të ju them edhe një elemetn tjetër. Në këtë moment është dukur shumë edhe mos-bashkëpunimi si duhet i Shqipërisë me Kosovën”, ka dkelaruar Andoni.
Andoni thotë se me afrimin e zgjedhjeve Kryeministrit i nevojitet retorika kundër asociacionit, duke e kthyer në momentum kulminant në qeverisjen e tij, por që vlerëson se nuk do të përkthehet në mbështetje osa vota.