Rozë

Ana tregon pse s’ka qenë aktive këtë verë me projekte muzikore: Kam vendos me dëgju veten

By GAZETA SCANNER 1

September 04, 2024

Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Kabashi ka treguar pse nuk ka qenë aktive këtë verë me projekte muzikore.

Ajo është shprehur se ka anuluar shumëçka këtë verë, sepse tha se ka ndërprerë punën me të gjithë bashkëpunëtorët.

Ana përmes një shkrimi të gjatë, ka thënë se shumë njerëz janë mundur t’i tregojnë si dhe çka të këndojë, por edhe si të duket.

“Të gjithë bashkëpunëtorët që i kam pas, i kam ndërprerë punët me ta, sepse çdo gjë ka një limit. Çdo person që vjen në tavolinë, mundohet me të tregu si me u duk, si me këndu, si me fol”, ka shkruar ndër të tjera Kabashi.

Ajo e ka përmendur edhe këngën të cilën e ka realizuar gjatë kohës kur ka qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova.

“Në shtëpinë e Big Brother askush nga ju s’ka qenë brenda kur e kam krijuar “Je e vetmja dashuri” dhe do të vazhdojë të krijojë”, ka shkruar Ana.