Sport

Amorim mohon se ka arritur ujdi me Liverpoolin

By GAZETA SCANNER 1

April 11, 2024

Trajneri i Sportingut të Lisbonës, Ruben Amorim ka mohuar se ka arritur marrëveshje me ndonjë klub tjetër.

Është aluduar se Amorim ka arritur marrëveshje personale me Liverpoolin, me klubin anglez që do të jetë pa trajner gjatë kësaj vere pas largimit të Jurgen Klopp.

“Nuk jam takuar me Liverpoolin për intervistë dhe nuk kam asnjë marrëveshje me asnjë klub, nuk është e vërtetë”.

“Unë jam menaxher i Sportingut dhe dua të fitoj tituj këtu… Nuk kam takuar klube. Më besoni, asgjë nuk është rënë dakord”.

“Ndaloni me këtë histori! Është hera e fundit që flas për të”.