Rozë

Amber Heard ka diçka për të thënë për padinë e Blake Lively për ngacmin seksual nga…

By GAZETA SCANNER

December 24, 2024

Aktorja e famsahme, Amber Heard, ka komentuar akuzat e koleges së saj, Blake Lively, ndaj Justin Baldoni për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us”.

Ajo e ka cilësuar rastin një “përkujtues të tmerrshëm” të përvojës së saj gjatë procesit të padisë për shpifje ndaj ish-bashkëshortit të saj, Johnny Depp.

Në një deklaratë për “NBC News”, 38-vjeçarja është shprehur se ka qenë e njohur me situatën që Lively ka përjetuar.

“Media sociale është personifikimi i thënies klasike ‘Një gënjeshtër udhëton gjysmën e botës përpara se e vërteta të veshë këpucët e saj’… E pash këtë nga afër dhe është po aq e tmerrshme sa shkatërruese”, ka thënë Amber.

Komentet e Heard vijnë pas faktit që Baldoni ka angazhuar të njëjtin menaxher për pjesën e PR-it që përdori Johnny Depp gjatë procesit të tij të shpifjes kundër aktores në vitin 2022, të cilin ai e fitoi.

Kujtojmë se Blake Lively ka ngritur padi ndaj Baldoni për ngacmim seksual dhe një fushatë për shpifje, duke akuzuar regjisorin dhe aktorin e “It Ends With Us” për sulme të padëshiruara dhe përpjekje për të shkatërruar reputacionin e saj. Ajo po kërkon dëmshpërblime që ende nuk janë bërë të ditura në këtë çështje.

Një përfaqësues i Baldoni e ka mohuar akuzën, duke e cilësuar padinë e Lively si një përpjekje për të pastruar imazhin e saj, duke e akuzuar atë për krijimin e problemeve në set.

Rasti ka tërhequr vëmendjen pasi Baldoni ka angazhuar Melissa Nathan, menaxherin e PR-it të përdorur nga Johnny Depp gjatë procesit të tij gjyqësor, pas raportimeve për tensione në set mes aktorëve, përfshirë Lively.

Amber Heard, e cila akuzoi Depp për ngacmim seksual gjatë procesit të padisë, është shpallur ‘fajtore’ në gjyq dhe detyrohet të paguajë 10.35 milionë dollarë dëme, por palët arritën një marrëveshje pas ankimimeve të njëpasnjëshme në fund të vitit 2022.

Pas këtij procesi, Heard ka filluar një jetë të re në Spanjë dhe pritet të bëhet nënë për herë të dytë.