Lajme

Ambasadorja e Izraelit në Beograd viziton LDK-në

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga anëtarja e Kryesisë, Doruntinë Maloku, kanë pritur në selinë e LDK-së, ambasadoren e Izraelit në Beograd, Alona Fisher-Kamm me të cilën kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rolin e LDK-së në shtetndërtimin e Kosovës.

Gjithashtu, në këtë takim është biseduar edhe për nevojën e investimeve izraelite në Kosovë, programet e shkëmbimit në fushat e edukimit dhe të artit si dhe për shkëmbimin e përvojave në fushat e tjera të interesit të përbashkët.