Lajme

Ambasadori suedez nga veriu: Ende nuk kemi zgjidhje, nuk kemi normalizim

By GAZETA SCANNER 1

October 30, 2024

Ambasadori suedez, Jonas Westerlund ka shpërfaqur lidhjet e tij me Ballkanin, ndërsa ka ndarë momente kur ai ka punuar për OKB-në në Kosovë në “Poliko” me Kushtrim Sadikun, ku këtë të mërkurë po transmetohet direkt nga veriu.

Ai ka kujtuar kohën kur ai kishte ardhur në veri dhe ishte takuar me serbët, të cilët ishin interesuar për punën e tij në veri.

“Lidhjet që i kam me Ballkanin është se kam ardhur qysh në vitin 1996, duke punuar për OKB-në në veri. Më kujtohet që kam ecur nëpër këtë urë. Më kujtohen edhe rojet e urës dhe serbët e Kosovës me xhaketa lëkure, të cilët më pyesnin se kush jeni ju…”, ka thënë ambasadori suedez.

Westerlund ka thënë se ka pasur pak zhvillim në veri, ndërsa ka theksuar se duhet të ketë më shumë ivestime në këtë pjesë.“Ende nuk e kemi një zgjidhje, nuk kemi normalizim. E kemi marrëveshjen e Ohrit që do të duhej zbatuar, por është hap drejt një marrëveshjeje përfundimtare. Nuk ka ndjenjë të urgjencës për ta finalizuar këtë. Kur po shikojmë përreth e njëjta gjë që 25 vjet”, ka thënë Westerlund.