Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka dhënë një intervistë të gjatë për Nacionalen, ku ka folur për shumë tema, përfshirë marrëdhëniet dy-palëshe, pra mes Kosovës e Shqipërisë.
Në intervistë, z. Minxhozi ka folur edhe rreth kritikave ndaj Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë. Sipas Minxhozit, Rama ka dhënë mendime e këshilla që duhet të merren në konsideratë.
“Në këtë plan do të thoja se ato mendime që kryeministri Rama ka dhënë janë mendime në fazën e një këshille, një sugjerimi për tu marrë në konsideratë. Nuk do të thotë që ajo që thuhet në Tiranë patjetër duhet të zbatohet në Prishtinë, ose ajo që thuhet në Prishtinë të zbatohet në Tiranë. Çështja është që ne duhet të jemi më të hapur edhe nga mendimi ndryshe për çështje që janë me interes jo vetëm për Kosovë dhe Shqipërinë.