Sport

Ambasadori i Gjermanisë komenton ndeshjen Kosovë – Izrael: Shfaqje fantastike

By GAZETA SCANNER 1

November 13, 2023

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde ka komentuar ndeshjen ndërmjet Kosovës e Izraelit në futboll. Kosova fitoi me rezultat të ngusht 1 me 0, ndaj Izraelit me golin e Milot Rashicës.

Rohde e ka quajtur shfaqje fantastike, e lojë fer. Tutje ai ka uruar Kosovën për tri pikët e merituara.

“Urime Kosovës për tri pikët e merituara. Kosova dhe Izraeli bënë një shfaqje fantastike të lojës fer sonte në Prishtinë”.