Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, dënoi sulmin me mjete shpërthyese në kanalin e “Ibër Lepencit”, sulm ky që ndodhi sonte në rrethinë të Zubin Potokut.
Orav deklaroi se ai i ka ofruar ndihmën e BE-së autoriteteve të Kosovës.
“Dënoj incidentin e rëndë që shkaktoi dëme në kanalin ujor në Zubin Potok që po privon pjesë të konsiderueshme të Kosovës nga furnizimi me ujë. Unë u kam ofruar ndihmën e BE-së autoriteteve të Kosovës. Ngjarja duhet të hetohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, shkroi Orav në “X”.