Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, njofton se sot është takuar me biznesmenin kosovar, Shkëlqim Devollin nga Korportata “Devolli”.
Hovenier thotë të ketë diskutuar një sër temash me Devollin, përfshirë edhe situatën e Klan Kosovës.
“Kënaqësi ta takojë Shkëlqimin nga Korporata Devolli, një nga eksportuesit më të mëdhenj të produkteve kosovare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Kishim një bisedë të mirë për një sërë temash, përfshirë situatën e Klan Kosovës. Siç kemi thënë më parë, shtypi i lirë dhe i pavarur është një shtyllë jetike e demokracisë”, shkroi Hovenier. /Express