Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka reaguar i shqetësuar lidhur me situatën në veri të Kosovës, pasi shpërthimit të një granate dore në Lagjen e Boshnjakëve.
Hovenier ka thënë se është thellë i tronditur me një gjë të tillë dhe ka dënuar veprime të tilla.
Ai iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të kryejnë hetim të plotë për t’i nxjerrë autorët para drejtësisë.
“I tronditur thellë kur lexova raportet e mjeteve shpërthyese të përdorura në shumë pjesë të Kosovës. Ne i dënojmë këto akte dhune dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, ka shkruar Hovenier.