Lajmest-slider

Ambasadori Hasani, Vuçiqit: Krimet nuk vjetërsohen dhe kurrë nuk duhet të harrohen

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka reaguar ndaj zyrtarëve të Serbisë të cilët janë duke i mohuar krimet në Kosovë, duke përfshirë edhe masakrën e Reçakut.

Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”, ka theksuar se kjo masakër nuk do të harrohet kurrë.

“Serbia me falsifikime e shtrembërime historike na akuzon në Tribunalin e Hagës, për të mbuluar dhunën e vrasjet në shfarosjen etnike Shqiptare në Kosovë dhe deportimin me terror të rreth një milion civilëve Shqiptarë në Shqipëri, në Maqedoni. Krimet nuk vjetërsohen dhe kurrë nuk duhet të harrohen”, ka shkruar Hasani.

Postimi i Hasanit pa ndërhyrje:

Serbia mohon krimet, mohon Reçakun, mohon gjenocidin e bërë në Kosovë, duke shfrytëzuar harresën kohore dhe neglizhencën e Shqiptarëve në mungesën e kallëzimeve penale për gjenocid nga shteti i Kosovës.

Këtë Serbia sot po e bënë përmes presidentit Vuçiç, ish pjesëmarrës i krimeve monstruoze në Bosnje e Kosovë.

Kur nga miqtë tanë tashmë, nga bashkësia ndërkombëtare po kërkohet paqe e dialog mes Kosovës – Serbisë.

Po atë që se bënë institucionet e Kosovës me kohë e thotë ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj, sot në marrjen e kryesimit të OSBE-s në Brasticllavë, në kryeqytetin Sllovak, duke e akuzuar presidentin e Serbisë Vuçiç, para ministrave të jashtëm të OSBE-s, për falsifikim e mashtrim të historisë dhe fshehjes të krimeve e gjenocidin serb në Kosovë.

Ministri Shqiptar i jashtëm, Gent Cakaj Vuçiçin e quan një, “Josef Gebelsi” i regjimit të Millosheviqit tani është shndërruar edhe në kampion të mohimit dhe nënvlerësimit të krimeve në Kosovë.

Skandaloze !

Akterët ndërkombëtarë duhet të dënojnë shtrembërimet e pështira të vërtetës historike, që fyejnë viktimat dhe përpjekjet për pajtim. Masakra e Reçakut nuk do të harrohet kurrë”.

Institucionet e shtetit të Kosovës, duhet ta thonë në çdo institucion ndërkombëtar, të vërtetën për krimet Serbe në Kosovë. Dhe duhet të procedohet menjëherë me kallëzime penale e dënime të krimeve të bëra nga policia e ushtria Serbe, në Kosovë.

Serbia me falsifikime e shtrembërime historike na akuzon në Tribunalin e Hagës, për të mbuluar dhunën e vrasjet në shfarosjen etnike Shqiptare në Kosovë dhe deportimin me terror të rreth një milion civilëve Shqiptarë në Shqipëri, në Maqedoni.

Krimet nuk vjetërsohen dhe kurrë nuk duhet të harrohen.