Lajme

Ambasadori Hasani u përcjell mirënjohjen Policisë së Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, i ka dorëzuar Policisë së Kosovës “Medaljen e Artë për Vlerësim Profesional” të ndarë nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, për Njësinë Speciale Operative të Policisë së Kosovës.

Këtë medalje ai ia ka dorëzuar zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti, në një takim të përbashkët në Policinë e Kosovës.

Në emër të Kryeministrisë, ambasadori Hasani ka falënderuar Policinë e Kosovës për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë në operacionet e kërkim- shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Pas tërmetit të Shqipërisë, Policia e Kosovës ka dhënë një kontribut të madh në operacionin e kërkim shpëtimit dhe është falënderuar jo vetëm nga Qeveria shqiptare po nga gjithë qyetetarët e Shqipërisë.

Kryeministri Rama në një ceremoni të veçantë ka ndarë mirënjohje për të gjithë ato shtete dhe institucione që kanë ndihmuar shtetin shqiptar pas goditjes së tërmetit ku humbën jetën 51 veta dhe u plagosen shumë të tjerë, ndërkaq me qindr shtëpi u shkatërruan.