Lajme

Ambasadori britanik pas takimit me Rashiqin: Duam të punojmë më shumë në respektimin e barabartë të të drejtave të komuniteteve

By GAZETA SCANNER 1

March 20, 2024

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, është takuar sot me ministrin e Komuniteteve dhe Kthimit, Nenad Rashiq.

“Britania e Madhe dëshiron që të punojë me Kosovën më shumë që të sigurohet që të drejtat e të gjitha komuniteteve janë barabartësisht të respektuara”, ka shkruar Hargreaves në X.

“Sot takova ministrin Nenad Rashiq për të diskutuar mundësitë për ta bërë këtë, si dhe për sfidat me të cilat po përballet ministri i Komuniteteve dhe Kthimit”.