Lajme

Ambasadori amerikan thotë se Qeveria ka rol në luftimin e dezinformatave

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett, ka kërkuar që Qeveria të jetë e ndërgjegjshme në shpërndarjen e informatave.

“Qeveria ka rol në luftimin e dezinformatave. Liria e shprehjes është thelbësore për çdo demokraci. Detyra e parë e Qeverisë është që të jetë e ndërgjegjshme në shpërndarje e informatave të sakta”, ka thënë Kosnett.

Kosnett në konferencën e organizuar nga NDI-ja ku është diskutuar rreth zbulimit dhe luftimit të dezinformatave, si dhe pranisë së këtij fenomeni në Kosovë dhe Ballkan, ka pasur kërkesë edhe për gazetarët, raporton “EO”.

“Gazetarë përdorni forcën tuaj, na jepni informata të sakta, edhe qytetaret mund të kontribuojnë në këtë asket. Qytetarët të përzgjedhin mediet që informojnë saktë dhe jo ato që dezinformojnë”, ka thënë Kosnetti.