Ballina

Ambasadori amerikan: Mbështetja jonë për Kosovën nuk ndryshon

By GAZETA SCANNER 1

September 17, 2024

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur në 25 vjetorin e NDI në Kosovë, duke thënë se qëndrimi i Amerikës për Kosovën është i palëkundër.

Ambasadori Hovenier ka folur për përkrahjen që SHBA ka dhënë për pavarësinë e Kosovës dhe se përkushtimi i SHBA-së për një shtet sovran e demokratik është i hekurt.

“Gjithashtu dua të theksoj një pikë kyçe, premtimin e Kosovës për një shtet sovran, demokratik, të pavarur dhe multietnik, me mbrojtje të veçantë për minoritetet. Jemi krenar për rolin që kemi luajtur për ndihmuar Kosovën për të avancuar këtë vizion. Po vazhdojmë përpjekjet për të punuar me qeverinë aktuale të Kosovës, duke kërkuar për bashkëpunim më të ngushtë për të parë këtë vizion të realizohet. Vizioni ynë është shumë i qartë, Kosova iu bashkohet shoqërive ku të gjithë njerëzit jetojnë në dinjitet dhe siguri, përfshirë edhe minoritetet. Prandaj, duaj ta bëj të qartë. Ne kemi qenë pjesë e procesit tuaj për të ndërtuar dhe përkrahur një shtet të suksesshëm, sovran, demokratik dhe shtet multietnik. Përkushtimi jonë për këtë është i hekurt” – ka thënë ai.

“Qeveria e SHBA është krenare që përmes NDI ka mbështetur popullin e Kosovës për një shtet sovran dhe demokratik dhe të avancojë në trajektoren e paevitueshme për të marrë vendin që i takon në Evropë dhe anëtarësimin në BE dhe NATO” – ka thënë ndër të tjera ai.