Lajme

Ambasada e Turqisë për Mehajn: Mirënjohës për mbështetjen e tij

By GAZETA SCANNER 1

August 08, 2023

Ambasada e Turqisë në Prishtinë, ka thënë se me ish-ministrin Armend Mehaj, kanë punuar ngushtë për të zhvilluar bashkëpunimin mes dy shteteve në fushën e mbrojtjes.

Ata kanë thënë se janë mirënjohës për mbështetjen e tij.

“Ne kemi punuar ngushtë me ish-ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj për të zhvilluar bashkëpunimin turko-kosovar në mbrojtje. Mirënjohës për mbështetjen e tij. I urojmë suksese në objektivat e tij të ardhshme. Mezi presim të punojmë me Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci për të avancuar bashkëpunimin tonë”, shkroi ambasada e Turqisë në Prishtinë në rrjetin social Twitter.