Lajme

Ambasada e Italisë dënon sulmin në Zubin Potok: Ne qëndrojmë me Kosovën

By GAZETA SCANNER 1

November 30, 2024

Ambasada e Italisë ka dënuar sulmin e mbrëmshëm që ndodhi në Zubin Potok.

Në reagimin e saj thuhet se qëndrojnë me Kosovën në përpjekjet hetimore për të kërkuar llogari nga përgjegjësit e këtij sulmi.

“Italia dënon me vendosmëri sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, i cili ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar banesat vendase. Ne qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore për të kërkuar llogari përgjegjësit e këtij sulmi të poshtër”, thuhet reagim.