Ballina

Ambasada amerikane: Më 31 janar nis diskutimi për Asociacionin, të ftuar edhe qeveritarët

By GAZETA SCANNER 1

January 24, 2023

Ambasada amerikane në Kosovë, e ka konfirmuar se më 31 janar do ta organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Në një përgjigje për gazetën, zëdhënësi i ambasadës, ka deklaruar të ftuar janë përfaqësues të shoqërisë civile, zyrtarë të qeverisë, liderë politikë dhe diplomatë.

“Më 31 janar, ambasada amerikane do të mbajë një diskutim mbi Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë. Kemi ftuar një grup divers nga liderët e shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar mbi këtë pikë”, thuhet në përgjigje.

Qëllim i diskutimit sipas ambasadës, është që të rritet avancimi në kuptimin reciprok për cështjen e Asociacionit.

Krejt kjo, sipas ambasadës amerikane, për ta mbështetur dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi ynë është të rrisim mirëkuptimin e ndërsjellë rreth angazhimit e për Asociacionin, në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen për Gazetën Express.

“Këtë diskutim e organizojmë në përputhje me qëllimin tonë të qëndrueshëm për ta avancuar integrimin e Kosovës në Evropë dhe struktura euro-atlantike dhe si si një refleksion i miqësisë sonë të gjaë dhe në mbështetje të popullit të Kosovës”, thuhet në fund.