Lajme

Aliu viziton fillimin e punimeve në rrugën rajonale Nadakovc – Ceceli

By GAZETA SCANNER 1

October 25, 2024

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, ka bërë të ditur se ka vizituar fillimin e punimeve për rehabilitimin e rrugës rajonale, segmenti Nadakovc – Ceceli.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook nga vetë Aliu.

‘Sot vizituam fillimin e punimeve për rehabilitimin e rrugës Rajonale R128, Segmenti Nadakovc – Ceceli, me gjatësi 12.37 km dhe vlerë 1.27 milion euro’’, ka thënë Aliu.

Më tutje Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, është shprehur se në këtë zonë kanë takuar qytetarët të cilët prekën nga ky projekt, dhe se ky projekt rritë sigurinë dhe ndikon në zhvillimin e kësaj zone