Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se problemi kryesor në vend nuk lidhet me ndërtimin e rrugëve, por me menaxhimin e ujërave.
Në Debat Plus, Aliu ka theksuar se ndonëse është duke u punuar shumë për rrugët, përparësi ka zgjidhja e problemeve të tjera që lidhen me ujërat.
“Nuk e kemi problemin e rrugëve, e kemi problemin e ujërave në vend dhe jemi duke punuar shumë në atë aspekt, e kemi probleme të tjera që jemi duke punuar shumë e më vjen keq që jemi duke bllokuar me këtë temë [të rrugëve]”, ka deklaruar Aliu.
Sa i përket autostradës së Dukagjinit, e cila do të lidhë Istogun, Pejën, dhe Gjakovën, Aliu konfirmoi se draft-projekti është finalizuar dhe janë duke u zhvilluar diskutime me komunat përkatëse.
“Të premten do të jem në Rahovec për caktimin e trasesë dhe kemi qenë në konsultime me komunat e tjera”, ka shtuar ai.