Lajme

Aliu përfaqëson Republikën e Kosovës në Asamblenë e Shtatë të GEF-it në Kanada

By GAZETA SCANNER 1

August 25, 2023

Ministri i Infrastrukturës, Liburan Aliu, ka berë të ditur se se bashku me ambasadorin e Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu janë duke marrë pjesë në Asamblenë e Shtatë të GEF.

Postimi i plotë:

Bashkë me Ambasadorin e Kosovës në Kanada, z. Adriatik Kryeziu, si dhe me përfaqësues nga kabineti, jemi duke marrë pjesë në Asamblenë e Shtatë të GEF, njëherit Fondit më të madh Multilateral për Mjedis, kështu për të lobuar qasjen në këtë fond, me fokus të veçantë përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe ruajtjen e biodiversitetit.

Në ndërkohë, jemi duke zhvilluar takime të shumëta bilaterale me homologë e partnerë për të diskutuar projektet tona konkrete dhe bashkëpunimin ndërshtetëror.