Lajme

Aliu “pendohet” që përdori fjalën “cirilic” në postimin ku njoftoi për heqjen e shenjave në veri

By GAZETA SCANNER 1

March 15, 2024

Qeveria e Kosovës, më konkretisht ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu të enjten ka njoftuar se kanë hequr shenjat e trafikut në veri që kanë qenë me alfabet cirilik, dhe i kanë zëvendësuar me ato në gjuhë shqipe, dhe me gjuhë serbe, por jo me shkronja cirilik.

Aliu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, publikoi pamje nga largimi dhe zëvendësimi i shenjave të tyre. Derisa njoftoi mbi këtë, Aliu tha se “janë larguar të gjitha shenjat serbe të komunikacionit që janë në alfabetin cirilik”.

Si MMPHI kemi marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largojmë të gjitha shenjat serbe të komunikacionit që janë në qirilicë, duke zëvendësuar me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës. Do të vazhdojmë edhe ditëve në vijim deri në zëvendësimin e të gjitha shenjave.” – ka shkruar ai.

Por, kjo siç duket ka ndryshuar. Të premten është vërejtur se Aliu e ka përmirësuar ose thënë më mirë, e ka zëvendësuar shkrimin e tij. Ministri ka larguar termin “ciriliç” nga postimi i tij:

“Si MMPHI kemi marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largojmë të gjitha shenjat e komunikacionit të shtetit të Serbisë, duke zëvendësuar kështu me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës”. /Nacionale/