Lajme

Aliti: Vetëvendosje donte të regjistrohej në Maqedoni, për këtë arsyeje është tërhequr

By GAZETA SCANNER 1

April 17, 2024

Faton Aliti, analist ka thënë se sipas informacioneve Lëvizja Vetëvendosje ka dashur të regjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Por është tërhequr pasi nuk i ka pëlqyer feadback që e ka marrë për nivelin e elektoratit të saj në Maqedoninë e Veriut.

“Ka pasur tentative sipas informatave për t’u regjistruar Vetëvendosja dhe për t’u shtrirë me struktura. Por si duket nuk kanë qenë të kënaqur me atë feadback”, ka thënë ai në Pressing në T7.