Alfa Romeo ndaloi prodhimin e 4C në vitin 2020, por me sa duket ky model do të bëjë një rikthim të papritur këtë vit.
Bëhet e ditur se Stellantis Heritage po “ringjall” veturën për 75 vjetorin e Abarth.
E kjo me sa duket nuk është hera e parë që 4C po bën një kthim surprizë.
Stellantis ende nuk e ka konfirmuar nëse 4C do të pësojë ndryshime apo do të prezantohet si modeli origjinal.
Vlen të theksohet se ky variant u shfaq në listat e shitjeve të Alfa vitin e kaluar në SHBA, edhe pse u hoq gradualisht në vitin 2019.
Çmimi për 4C ende nuk është bërë i ditur, por Stellantis do të ofrojë të tjera informacione ditëve në vijim. /Telegrafi/