Lajme

Aleanca mes Serbisë e Maqedonisë, Thaçi: Duhet ta pyesni Albin Kurtin

By GAZETA SCANNER 1

June 25, 2024

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, u pyet në Pressing nga Burim Ramadani se ku është alenca mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, që u deklarua nga zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

“Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut e ka shpallë Serbinë aleatin kryesor të Maqedonisë së Veriut, ku është kjo aleancë”, e pyeti Ramadani -Thaçin.

“Kjo është pyetje e mirë dhe e drejtë, por do të ishte mirë që kjo pyetje t’i bëhet Albin Kurtit, qeverisë së Kosovës e më pas mua”, ia ktheu Thaçi atij.

“Heshtja e VV-së dhe Albin Kurtit në këto momente që ndodh ky masakrim…Unë mendoj që kjo që Serbia i kishte gishtat e përzier në Maqedoni me ardhjen e Stoilkoviq u bë dorë e zgjatur. Politika e Serbisë vetëm flet se ajo nuk është qetësu”, tha më tej Thaçi në Pressing.