Sulmuesi i Kosovës Albion Rrahmani, është pjesë e 11-shes të sezonit në Rumani.
Ai bëri paraqitje shumë të mirë këtë edicion me skuadrën e tij Rapidin e Bukureshti, në 30 ndeshje i realizoi 19 gola në të gjitha garat.
Rrahmani një kohë i mungoi Rapidit për shkak të lëndimit por u kthye fuqishëm, duke marr zemrat e tifozëve me golat e tij.
Përpos golave, ai kontibuoi edhe me pesë asistime.
23-vjeçari, është futbollisti më i kërkuar në treg.
Për të interesim ka nga disa top skuadra evropiane, si nga kampionati anglez, italian e ai gjerman.
Në Angli, më e interesuara është Aston Villa, në Itali ekipi i Napolit, ndërsa në gjermani Werder Bremeni.
Vlera e 23-vjeçarit sipas sajtit “Transfermarkt” është 2.3 milionë euro.