Kosova sonte mposhti Qipron 3:0 në kuadër të Ligës C të Kombeve.
Në njëmbëdhjetëshen startuese sot figuruan shtatë lojtarë që kanë luajtur në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndërkaq, sulmuesi i Spartës së Pragës, Albion Rrahmani, u shpreh krenar për këtë fakt.
“Na e kemi ditë që shtatë lojtarë që kanë dalë nga Superliga e Kosovës jemi duke startu. E kemi pasë këtë temë gjatë ditës, edhe jemi krenarë që po luajmë në kombëtare”, ka thënë ai,