Lajme

Albanologu më famë botërore, Oliver Jens Schmitt: Historiani më i mirë shqiptar është Ylber Hysa

By GAZETA SCANNER 1

August 26, 2024

Më 26 gusht, në Universitetin e Prishtinës u mbajt një seminar i fokusuar në gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqipe, me pjesëmarrjen e albanologut të shquar Oliver Jens Schmitt, me kumtesën e tij të titulluar ” Prishtina and Kosova in the late Ottoman period – the view of Austro-Hungarian diplomats”.

Në fjalën e tij hapëse, Schmitt nënvizoi rëndësinë e seminarit në nxitjen e një kuptimi më të thellë të historisë shqiptare dhe rolin e formësimit të historianëve të mirëfilltë.

Ai vlerësoi kontributin e studiuesve shqiptarë, duke theksuar veçanërisht Ylber Hysën si një nga historianët më të dalluar të Kosovës.