Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj po tregon se ka një zemër të gjerë.
Kjo pasi ajo shpërndau dhurata për nxënësit e shkollës “Thimi Mitko”.
“O si ma knaqen zemren! Faleminderit mësuese Valbonës dhe shkollës “Thimi Mitko” në Gjilan per mirepritjen dhe dashurin”, është shprehur Alba në një postim në Instagram.
Ndërkaq, mësuesja Valbona e falënderoi përzemërsisht Albën.
“E dashur Alba Në emër të klasës së III-të dhe gjithë nxënësve të saj, dëshiroj të të shpreh një falënderim të thellë për vizitën tënde të veçantë në shkollën tonë “Thimi Mitko”.Prania jote na solli një gëzim të madh dhe emocion të veçantë. Dhuratat që ndave me nxënësit ishin një shenjë bujarie dhe kujdesi që ata do t’i mbajnë mend gjithmonë. Falëmnderit që e bëre këtë ditë të paharrueshme për të gjithë ne ! Me respekt dhe mirënjohje, Mësuesja Valbona Veseli”, u shpreh Valbona.