Lajme

Alarmon Deliu: Kazerma ‘Adem Jashari’ 6 orë pa rrymë, ku është Maqedonci?

By GAZETA SCANNER

December 19, 2024

Deputetja e Partisë Demokratike të Ksoovës, Blerta Deliu përmes një reagimi njoftoi se Kazerma “Adem Jashari” është pa rrymë me nga gjashtë në orë në ditë ndërsa i është drejtuar Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit, me pyetjen se ku është.

“Ushtarët e FSK-së edhe po mërdhijnë. Përpos pa ushqim e të nëpërkëmbur, tash ushtarët kanë mbet edhe pa energji elektrike. Sapo na informuan se kazerma ‘Adem Jashari’ është pa rrymë 6 orë në ditë. Vetëm Shtabi i Përgjithshëm ka gjenerator, hapësirat tjera janë në mëshirë të fatit”, ka shkruar Deliu.

“Ku është ministri Maqedonci që në emër të fushatës, tani duke qenë edhe kandidat për deputet, po mundohet të krijojë fabrikë municioni, e ushtarët i ka pa bukë e pa rrymë!”, shkroi mes tjerash ajo.

Postimi i plotë:

Sagë me ushtarët e FSK-së

Ushtarët e FSK-së edhe po mërdhijnë. Përpos pa ushqim e të nëpërkëmbur, tash ushtarët kanë mbet edhe pa energji elektrike. Sapo më informuan se kazerma “Adem Jashari” është pa rryme 6 orë në ditë. Vetëm Shtabi i Përgjithshëm ka gjenerator, hapësirat tjera janë në mëshirë të fatit.

Ku është ministri Maqedonci që në emër të fushatës, tani duke qenë edhe kandidat për deputet, po mundohet të krijojë fabrikë municioni, e ushtarët i ka pa bukë e pa rrymë!