Lajme

Alarmistët!

By GAZETA SCANNER 1

February 24, 2024

Shkruan: Kimete Berisha 

Eman Rrahmani nuk lejon që fëmiu të lind pa babë. Zoti e ka lejuar lindjen e hazreti Isait pa babë, ama Emani nuk lejon.

Hazreti Ademi ka lindur pa prindër, pa pajtimin e Eman Rrahmanit…

Edhe profeti Muhamed është rritur pa prindër, ama Emani sot nuk lejon që dikush të lind pa prindër.

Mënyra se si duhet të jetojmë, të lindim a po jo, varet nga Eman Rrahmani!

(Nuk dua të flas për këtë temë, por, dua të them shkurt se sot në emër të fesë, që e keqinterpretojnë, këta meshkuj i kanë kompleksuar vajzat dhe gratë…).

Për fat, Besnik Bislimit ia ka marrë inat zëdhënësi i BE-së Peter Stano. Për Bislimin ky është suksesi më i madh në karrierën e tij, sepse ka arritur ta nervozojë Peter Stanon, i cili sherri Bislimit po duket i anshëm, i papërmbajtur dhe emocional.

Askush s’është i interesuar për marrëveshje, sepse nuk ekziston asnjë mosmarrëveshje reale.

Prandaj, ‘konflikti’ mes Kosovës dhe Serbisë duket sot si shpikje e BE-së. Ende pa e mbyllur një temë, BE e çel një temë tjetër, për dinarin…

Hajt, merruni vesh edhe për Mujo e Halilin…

Kur në vitin 2002 na e ‘imponuan’ Euron, na patën dhënë vurmak, neve as nuk na ka pyetur kush ‘a po tutësh” prej Euros, populli më i varfër në Evropë, i sapo dalë nga lufta, paguante salltanete evropiane… Vala 900 – 60 centë minuti…

Ne jemi vjedhur nga anë e katër anët, s’ka lënë kush pa na vjedhur.

Presidentja deri tani ia ka aprovuar ambasadorit vetëm kërkesën për thasë…

Kur ambasadori kërkon kohë për ta zbatur ligjin kundër krimit të organizuar, domethënë po lyp kohë që të vazhdojë ‘të lejohet krimi i organizuar’!

Vivere pericolosamente.

Komunikimi i qeverisë është alarmist, por për personalitet alarmist shquhet sidomos ministri i mbrojtjes, Maqedonci, i cili është i prirë ‘for catostrophing’.

Nëse frika nuk është taktikë e qeverisë, por ti e ke nga depresioni, trego.

Kur vazhdimisht jep alarm të rrezikut për luftë, ti dëshiron të krijosh frikë kolektive, e frika kolektive pastaj dihet çfarë ngjall: dëshirën për një lider të fortë si Albini.

Ama fjala ‘katastrofë’ tek shqiptarët nuk ka kurrëfarë ‘vlere’, përdoret edhe kur të derdhet tambli: shuj se katastrofë, më zuri shiu pa çadër – shuj se katastrofë, mbeta pa buzëkuq…shuj se katastrofë, e kam harruar mobilin në shtëpi…katastrofë.. pra, s’di se si do ta trishtosh ti njeriun e trishtuar!

Aq ‘katastrofë’ është puna sa që ministri i mbrojtjes ka vendosur që krejt popullin t’i bëj ushtarë të tij.

T’i mësojë popullin se si ta mbrojnë ushtrinë e Kosovës në luftën me Serbinë që veç që s’ka shpërthyer… Lufta do të fillojë para se ne të mësohemi të luftojmë…

Shih me çka merret ky! E as nijet s’e ka kush të luftojë. Bëje gazep sa të duash, askush s’të merr seriozisht, pos nëse do të mund të na mësoje ti neve se si të pasurohemi shpejt e shpejt… dhe të kënaqemi në këtë jetë….

Deri tani, Besnik Bislimi e ka marrë dhuratën më interesante, që edhe e ka deklaruar: një krypore.

Shumë muslimanë, në emër të Zotit, më kanë sharë, anipse unë jam e pafajshme…

Çfarë ka të keqe që kam propozuar që hoxha dhe këngëtarja të pajtohen mes vete….

Se për mua më i madh është hatri se sa zori. Dhe, prap jam e gatshme të dëgjoj!

P.S. Nuk ishte dashuri, ishte një shpresë…mbase e fundit!