Lajme

Alarm për ushqime të skaduara

Drejtoria për Inspeksion në Komunën e Drenasit ka njoftuar se konform Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorit, që nga fillimi i këtij viti, ka realizuar disa aksione në kontrolle të produkteve ushqimore, kushtet e ruajtjes dhe afatizimit të tyre.

Sipas njoftimit, gjatë këtyre ditëve është duke bërë kontrolle të veçantë të artikujve ushqimor dhe dhuratat e fëmijëve të përdorshëm për festat e fundvitit.

“Ndaj subjekteve që nuk mbajnë në përkujdesen për kushtet e ruajtjes dhe afatizimit të artikujve ushqimor janë marrë masat ndëshkuese sipas Ligjit Sanitar të Kosovës në fuqi, me nr. 2003/22 .

Kërkojmë nga qytetarët e Komunës së Drenasit se në rast që hasin në produkte ushqimore me afat të skaduar, menjëherë të lajmërojnë në Drejtorinë për Inspeksion me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe interesave ekonomike të Konsumatorit”, thuhet në njoftim të kësaj drejtorie.