Sport

Al Hilal me ofertë të re për Verratti

By GAZETA SCANNER 1

August 08, 2023

Al Hilal ka krijuar ofertë të re në ditët e fundit për t’i siguruar shërbimet e Marco Verratti nga Paris Saint Germain, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Oferta e parë e klubit arab në drejtim të atij francez ishte 30 milionë euro, ndërsa e fundit është 45 milionë euro.

Megjithatë kryetari i PSG, Nasser Al Khelaifi ende nuk ka dhënë sinjale pozitive për ta liruar mesfushorin italian nga klubi.