Lajme

Akuza për nepotizëm e punësime partiake në Komunën e Shtimes (Video)

By GAZETA SCANNER 1

January 24, 2023

Në zgjedhjet e fundit lokale, Qemajl Aliu, arriti ta merrte udhëheqjen e Shtimes.

Por, tashmë, kur kanë kaluar me shumë se një vit, premtimi i tij për depolitizim të administratës komunale duket se nuk po mbahet.

Siç mëson televizioni nga burimet, Aliu e ka vendosur në pozitën e nënkryetarit të komunës, mikun e shtëpisë Faruk Beqën, saktësisht tetë muaj pas marrjes së mandatit.

Kaq gjatë nuk kishte pritur që ta rehatonte si shofer personal, kushëririn Mustafë Halilin. /T7/