Rozë

Aktorja zbulon përse nuk rimodeloi gjoksin e saj pas diagnostikimit me kancer gjiri

By GAZETA SCANNER 1

November 13, 2024

Kathy Bates është shprehur sinqerisht për arsyen pse vendosi të mos bëjë kirurgji rimodeluese të gjoksit pas diagnostikimit me kancer dhe mastektomisë së dyfishtë dhe arsyeja e saj është e thjeshtë: “më pak do të thotë më shumë”.

Aktorja shpjegoi në podkastin “MeSsy” me Christina Applegate dhe Jamie-Lynn Sigler se gjoksi i saj ishte kaq i rëndë, sa peshoi 5 kilogramë kur u hoq gjatë mastektomisë së dyfishtë në vitin 2012 .

Kështu heqjen e tij, aktorja e ndjeu si një lehtësim të madh. Kathy pranoi se vendimi i saj shkaktoi disa reagime, por theksoi se, pas periudhës së gjatë të të pasurit një gjoks të madh, tani e shijon lehtësinë e mungesës së tyre.

Fituesja e çmimit Oscar gjithashtu tha se faktorët shoqërorë luajtën një rol në vendimin e saj: ajo ishte më e moshuar, nuk mendonte se do të ishte në një marrëdhënie romantike së shpejti dhe thjesht nuk e shihte nevojën për një gjoks të ri pas gjithë vështirësive që kishte kaluar. Ajo u diagnostikua me kancer të gjirit në stadin e dytë.

Kathy gjithashtu theksoi se ky vendim nuk ndikoi në karrierën e saj; gjatë xhirimeve të serialit të saj të fundit televiziv “Matlock”, i improvizuan një gjoks me kupa false për t’i dhënë formën realiste.

Në fund të fundit, vendimi i Kathy-t për të mos kryer rimodelimin e gjoksit të saj ishte thjesht për t’u ndjerë mirë në lëkurën e saj!