Rozë

Aktorja e njohur: Zgjohem në tre të mëngjesit, mendoj për vdekjen

By GAZETA SCANNER 1

November 18, 2024

Aktorja Nicole Kidman kohët e fundit zbuloi se shpesh zgjohet në lot duke menduar për vdekjen.

Gjegjësisht, aktorja 57-vjeçare ka pozuar për revistën GQ dhe ka folur se sa shumë ka ndryshuar jeta e saj në vitet e fundit.

“Vdekja dhe jeta. Jeta vjen dhe të godet. Humbja e prindërve, rritja e fëmijëve, martesa dhe të gjitha këto gjëra të tjera më bëjnë një person jashtëzakonisht emocional. Kjo është jeta. Jeta është pa dyshim një udhëtim dhe të godet kur rritesh”, tha ajo.

Kujtojmë që nëna e saj Janelle ndërroi jetë këtë vit në shtator në moshën 84-vjeçare.