Rozë

Aktori i njohur i ‘Friends’ fejohet

Aktori i njohur i serialit ‘Friends’, Matthew Perry është fejuar.

“People” ka zbuluar se komediani i ka propozuar për fejesë të dashurës së tij, Molly Hurwitz.

“Vendosa të fejohem.Për fat të mirë, në këtë kohë rastësisht u takova me gruan më të madhe në planet”, tha ai.

Në fillim të këtij viti, Hurwitz 29 vjeçe, e cila punonte si menaxhere letrare, ndau një mesazh të ëmbël për aktorin në Ditën e Shën Valentinit .

“Shën Valentini im i dytë, por i pari si një influencuese në Instagram”, shkruante në Instagramin e saj dhe duke bërë tag aktorin 51-vjeçar.

Çifti filluan të frekuentoheshin në 2018 dhe thuhet se kaluan pushimet së bashku vitin e kaluar.