Dave Bautista zbuloi se ushtrimet, kryesisht artet marciale, e ndihmuan të humbiste 50 kilogramë.
Aktori i famshëm reflektoi për humbjen e peshës dhe çfarë gjërash duhej të hiqte dorë për të arritur qëllimin e tij.
Ish-lojtari dhe mundësi i WWE ka folur për rrugëtimin e tij për humbjen në peshë në “Live with Kelly and Mark”.
“Kam shtuar peshë për ‘Knock at the Cabin’. Isha vërtet i madh, mbi 136 kilogramë”, tha ai, duke shtuar se iu desh të binte në peshë pasi mori një rol në një film aksion.
“Ne nuk bëmë gjë tjetër veçse të luftonim për orë të tëra. Dhe kështu fillova të humbas peshë”, tha Bautista.
Ai ka treguar se në këtë proces përveç se ka humbur 50 kilogramë ka humbur edhe shumë muskuj.
“Unë po sjell atlete me vete, kështu që sapo kam humbur rreth 50 kilogramë të tjerë. Gjithashtu kam humbur shumë muskuj gjatë procesit. Kam sakrifikuar shumë muskuj. Por nuk më shqetëson sepse thjesht më bën të ndihem më rehat”, tha ai. /Telegrafi/